Breaking News

Zarif: Sot perëndimi nuk është vendimmarrës kryesor

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se kryeministri i regjimit sionist dhe radikalët e Amerikës janë të shqetësuar nga humbja e konsensusin botëror kundër Iranit, mirëpo tani perëndimi nuk është vendimmarrësi kryesor.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif të dielën në konferencën me temë “Shumanshmëria në politikën e jashtme të Iranit, potencialet dhe strategjitë” që po zhvillohet në Teheran, vuri në dukje politikën e njëanshme të Amerikës dhe shtoi: “Donald Trump, presidenti i Amerikës, thotë se ky vend ka shpenzuar 7 trilionë dollarë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe nuk ka fituar asgjë. Kjo vet është një konfirmim i kësaj çështje se në botën e tanishme nuk është e munduar hegjemonia”.

Zarif në vazhdim tha se Amerika atë çfarë e ka humbur në marrëveshjen bërthamore, ishte një disfatë strategjik dhe shtoi: “Shqetësimet e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist si dhe faktorëve radikalë të Amerikës është për këtë arsye se kjo atmosferë e konsensusit botëror ishte shkatërruar dhe ata katër herë kanë bërë përpjekje për të rindërtuar atë në Këshillin e Sigurimit, por kanë dështuar, pastaj kanë shkuar në Poloni ku dështuan edhe atje”.

Ministri i jashtëm iranian duke theksuar nevojën për t’i kushtuar vëmendjen e duhur diplomacisë përkrahë potencialeve të forcës ushtarake, deklaroi: “Këta dy faktorë janë të nevojshëm për njëri-tjetrin dhe Irani duke shfrytëzuar njëkohësisht këta dy faktor, ka çuar përpara qëllimet e veta në mënyrë shumë të mirë”.

Advertisements