Breaking News

SHBA paralajmërohet të mos ëndërrojë shumë mbi Korenë e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u nis për në Vietnam për një samit të dytë me presidentin e SHBA, Donald Trump këshilltarët e të cilit kanë thënë se kanë pritshmëri të ulëta për bisedimet.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA njoftoi të dielën nisjen e Kim me tren, në rrugën drejt bisedimeve në të cilat dy liderët synojnë të shpëtojnë gadishullin Korean prej armëve bërthamore. Mediat shtetërore me bazë në Phenian, megjithatë, kritikuan demokratët amerikanë dhe zyrtarët e inteligjencës amerikane për “nxehjen e atmosferës” përpara takimit të dytë këtë javë. Kim shoqërohet nga zyrtarë të lartë, përfshirë kryenegociatorin Kim Yong-chol dhe ministrin e jashtëm Ri Yong-ho, si dhe motrën e tij Kim Yo-jong në takimin e 27-28 shkurtit. Uashingtoni ka thënë se nuk do të heqë sanksionet nëse nuk konfirmohet një denuklearizimi i plotë i Koresë së Veriut, por Pheniani është zotuar të mbajë arsenalin e tij bërthamor për sa kohë që ka kërcënime nga SHBA. Koreja e Veriut ka denoncuar në mënyrë të përsëritur “sjelljen e prej gangsteri” të administratës Trump, duke akuzuar Uashingtonin për tradhtimin e frymës së samitit të qershorit me kërkesa të njëanshme dhe duke i mbajtur sanksionet e tij. Veriu është gjithashtu i shqetësuar me praninë ushtarake amerikane në oborrin e tij, por Trump theksoi të enjten se çështja e tërheqjes së trupave amerikane nga Koreja e Jugut nuk ishte “në tavolinë” në samitin e Hanoit. KCNA publikoi një koment të dielën, duke thënë se nëse Trump dëgjon skeptikët në SHBA, ai mund të përballet me një “ëndërr të shkatërruar” dhe “të humbasë mundësinë e rrallë historike” për të përmirësuar marrëdhëniet me Korenë e Veriut. Kundërshtarët e Trump do të mbajnë përgjegjësinë nëse samiti dështon të arrijë rezultate, gjë që do të linte popullin e SHBA të ekspozuar ndaj “kërcënimeve të sigurisë”, paralajmëroi KCNA. KCNA gjithashtu veçoi zyrtarët e inteligjencës amerikane, të cilët kohët e fundit dëshmuan për Kongresin se Koreja e Veriut nuk ka gjasa të heqë dorë nga arsenali i saj bërthamor. “Është absolutisht si të pritet që një pulë të shndërrohet në një feniks, të presësh komentet e duhura nga agjencitë e inteligjencës amerikane, pasi ata e kanë si misionin e tyre themelor për të pretenduar se e bardha është e zezë dhe gënjeshtra është e vërtetë”, thekson artikulli. Artikulli i KCNA-s paralajmëroi: “Nëse negociatat e ardhshme të Koresë Veriore dhe SHBA-së mbarojnë pa rezultate sipas dëshirës së forcave kundërshtare, populli i SHBA nuk do të shpëtojë kurrë nga kërcënimet e sigurisë dhe më pas përgjegjësia do të vendoset mbi ata që duhet.”