Breaking News

“Kandidati i LSDM-së për president do të bëhet i ditur disa ditë para kongresit të partisë”

​​​​​​​“Kandidati për kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do ta mbështesin LSDM dhe bashkëpunëtorët e koalicionit do të jetë i ditur disa ditë para kongresit të LSDM-së më 3 mars”, këtë e dha Damjan Mançevski.

“Jemi në fazë të konsultimeve me bashkëpunëtorë tjerë të koalicionit, por edhe jashtë koalicionit. Ekziston mundësi e mirë të kemi kandidat të përbashkët, me më shumë parti politike dhe kandidat që do të jetë i pranueshëm për ne dhe për pjesën më të madhe të qytetarëve”, thotë Mançevski. Ai shtoi se janë në rrugë të mirë, dhe do të duhet disa ditë të shifet se cilin kandidat do të mbështesin për kryetar shteti. I pyetur për reformat në administratën publike, Mançevski tha se gjatë vitit 2018 janë përgatitur strategjitë për reformat dhe gjatë këtij viti do të zbatohen reformat.

Advertisements