Breaking News

Omar Al Bashir shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Sudan

Presidenti i Sudanit duke shpërbërë qeverinë qendrore dhe qeveritë lokale ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për një periudhë 1 vjeçare.

Omar Al Bashir presidenti i Sudanit me anë të një konference për mediat njoftoi shpërbërjen e qeverive dhe vënien në funksion të gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimi është marrë pas kërkesës së Sadik Mehdi lider i partisë Kombi Sudanez dhe nga 21 parti të tjera që kanë kërkuar shpërbërjen e qeverisë dhe krijimin e një këshilli tranzicioni. Presidenti Bashir nga parlamenti ka kërkuar të përshpejtojë procedurat për reformimin e ligjit për plotësimin e dialogut mes grupeve politike në Sudan. Ai duke mbrojtur forcat e armatosura iu drejtua popullit duke thënë: Nga të gjithë kërkoj që të rishikojnë opinionin e tyre mbi rolin e forcave të armatosura si garantues të procesit të dialogut dhe t’i mbështetin këto forca. Sudani prej 19 dhjetorit përballe me protesta në Khartum kryeqytet dhe qyteteve të tjera të vendit. Populli sudanez është ngritur në protesta kundër çmimeve të larta dhe gjendjes së rënduar të jetës. Qeveria e Sudanit ka njoftuar se numri i personave të vrarë në protesta është 20 ndërsa sipas organizatës Amnesty International, ky numër shkon deri në 37 persona.

Advertisements