Breaking News

Amano edhe një herë thekson respektimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit

Drejtori i përgjithshëm i ANEA edhe një herë ka theksuar se Irani vazhdon të respektojë dhe zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me gjithë largimin e njëanshëm të Amerikës nga kjo marrëveshje.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA në një raport sekret dhe në një raport tremujor që ANEA ua jep vendeve anëtare ka theksuar se Irani vazhdon të respektojë kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore. Amerika në muajin maj të vitit të kaluar në formë të njëanshme është larguar nga marrëveshja bërthamore dhe që nga ajo kohë e deri tani është përpjekur të detyrojë vendet e tjera nënshkruese që të largohen nga kj marrëveshje. Nga ana tjetër ANEA një herë në çdo tre muaj në raportet e saj ka konfirmuar se Irani me gjithë largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka zbatuar me përpikmëri këtë marrëveshje. ANEA gjithashtu ka konfirmuar faktin se inspektorët e kësaj agjencie kanë akses të monitorojnë dhe inspektojnë të gjitha objektet e nevojshme. Përveç kësaj aksesi i dhënë dhe bashkëpunimi në kohë i Iranit ka bërë të mundur lehtësimin e zbatimit të protokollit shtesë dhe krijimin e më shumë mirëbesimi. Përveç kësaj ANEA ka bërë të ditur se rezervat e ujit të rëndë dhe uraniumit të pasuruar në Iran janë nën nivelin e përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.

Advertisements