Breaking News

60 vende të botës mbështesin qeverinë legjitime të Nikolas Maduro

Përfaqësuesit e 60 vendeve të botës që kanë formuar grupin mbështetës të normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe të OKB, në prani të Jorge Arreaza ministër i jashtëm i Venezuelës kanë mbajtur një takim në selinë e OKB.

Në mesin e grupit prej 60 vendesh ishin përfaqësuesit e Iranit, Rusisë, Kinës, Palestinës, Sirisë, Afrikës së Jugut, Kubës, Algjerisë, Indisë, Indonezisë, Azerbajxhanit, Koresë së Veriut, Kazakistanit dhe Pakistanit, të cilët kanë dënuar çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të vendeve anëtare të OKB. Amerika javët e furnit është shprehur haptazi në mbështetje të liderit të opozitës në Venezuelë. Juan Guaido, lideri i opozitës në Venezuelë më 23 janar, duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve të saj, veten e ka quajtur president të përkohshëm të Venezuelës, veprim i cili nga presidenti Nikolas Maduro është quajtur grusht shteti. Shumë vende të botës mes tyre Irani, Rusia dhe Kina kanë dënuar këtë sjellje të Amerikës dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Venezuelës. Amerika duke vendosur sanksione dhe duke mbështetur opozitarët e qeverisë legjitime të Venezuelës mundohet ta rrëzojë këtë qeveri.

Advertisements