Breaking News

Irani dënon sulmin e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit me anë të një deklarate ka dënuar sulmin e fundit të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa, një vend i shenjë, historik dhe islamik i Bejtul Mukadesit.

Behram Kasemi, ndër të tjera tha: Heshtja vrasëse e disa qeverive të rajonit ndaj agresioneve të përsëritura të sionistëve, bashkëpunimi dhe bashkërenditja e tyre me shfaqjen qesharake amerikano-izraelite të Varshavës, lidhjet e fshehta dhe të hapura me elementët përgjegjës për vrasjen e popullit palestinez, u ka dhënë sionistëve më shumë guxim, që të sulmojnë objektet dhe zonat historike dhe islamike të Palestinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi falënderoi rezistencën e kombit palestinez dhe sidomos të banorëve në Bejtul Mukades në mbrojtje të vendeve të shenjta ka kërkuar nga vendet islamike, Bashkësia ndërkombëtare dhe OKLB që të dënojë veprimet e fundit të sionistëve racistë dhe të parandalojnë të tillë veprime. Kohët e fundit regjimi sionist ka mbyllur portën Rahmat një prej portave të xhamisë Al Aksa për besimtarët palestinezë. Ndërkohë grupet e rezistencës palestineze kanë paralajmëruar pushtuesit sionistë mbi pasojat e agresioneve të vazhdueshme të tyre ndaj xhamisë Al Aksa.

Advertisements