Breaking News

Vija e kuqe e Evropës në negociatat për tregtinë me Amerikën

Deputetët e parlamentit evropian kanë vendosur kushte për negociatat mes BE dhe Amerikës për arritjen e një marrëveshje tregtie mbi produktet industriale.

Deputetët e parlamentit evropianë kanë kërkuar tu jepet fund kërcënimeve të Amerikës mbi vendosjen e tarifave doganore mbi çelikun, ndaj industrisë së makinave dhe produkteve bujqësore. Si kusht të parë deputetët evropianë kanë vendosur heqjen e tarifave doganore të Amerikës ndaj aluminit dhe çelikut. Amerika këto tarifa doganore i ka  vendosur në vitin 2018. Përveç kësaj deputetët evropianë kanë këshilluar ndërprerjen e negociatave të tregtisë me Amerikën në rast se parashtrohen ide për vendosjen e tarifave të reja doganore. Donald Trump prej muajsh kërcënon për vendosjen e tarifave doganore ndaj produkteve evropiane. Ndërkohë Evropa kërkon që produktet bujqësore të mos kenë asnjë tarifë doganore. Propozimet e deputetëve të parlamentit evropian do të vihen në votim gjatë muajit mars.

Advertisements