Breaking News

Kreu i dhomës së përfaqësuesve: qeveria Trump gabon plotësisht lidhur me Iranin

Nancy Pelosi, kryetare e dhomës së përfaqësuesve në Amerikë ka thënë se politika e presidentit Donald Trump lidhur me Iranin është krejtësisht e gabuar.

Ajo reagoi ndaj deklaratës së nënpresidentit amerikan Mike Pence i cili i ka kërkuar Evropës të ndjekë Uashington dhe të dalë nga marrëveshja e vitit 2015 me Iranin dhe ka thënë: Nënpresidenti amerikan ka një talent të madh për të shprehur pikëpamjet e tij mirëpo për mendimin tim sa i përket çështjes së Iranit ai gabon plotësisht dhe unë me kënaqësi shprehem se në këtë rast nuk ka marrë përgjigjen e duhur. Ajo lidhur me kontestet e lindura mes Amerikës dhe aleatëve të saj ka thënë: Unë shpresoj të mos jetë kështu. fatmirësisht ne me aleatët tanë kemi baza të shumta të përbashkëta. Ishte e mirë që Trump përpara largimit nga Siria dhe nga marrëveshja me Iranin të ishte konsultuar me aleatët tanë dhe të respektonte pikëpamjet e tyre, tha në fjalën e saj Nancy Pelosi.

Advertisements