Breaking News

Ruhani thekson anashkalimin e sanksioneve të njëanshme të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi vazhdimin e përpjekjeve për të anashkaluar dhe tejkaluar sanksionet e njëanshme të Amerikës.

Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me këshillin administrativ dhe në kuadër të përurimit të disa projekteve ekonomike dhe infrastrukturore në provincën Hormuzgan në jug të Iranit tha se kombi iranian edhe një herë me unitet do të neutralizojë sanksionet dhe komplotet e Amerikës dhe do të tejkalojë problemet e tij. sanksionet amerikane kundër kombit iranian nuk mund të gjunjëzojnë këtë komb, tha në fjalën e tij presidenti Ruhani. Sa i përket kundërshtimit të Evropës ndaj kërkesës së Amerikës për daljen nga marrëveshja bërthamore, presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se kjo është tregues i suksesit dhe fitores së kombit iranian. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit INSTEX.

Advertisements