Breaking News

Mbërritja e Princit të Kurorës të Arabisë Saudite në Pakistan njëkohësisht me sloganet e popullit kundër regjimit Al-Saud

Princi i kurorës Muhamed bin Salman mbërriti në Islamabad të Pakistanit, në të njëjtën kohë me sloganet e popullit të Pakistanit kundër regjimit Al Saud.

Muhamed bin Salman, në vizitën dyditore në Pakistan është planifikuar të takohet me kryeministrin Imran Khan, presidentin Aref Alavi, Kamar Xhavid Baxhva, komandantin e Ushtrisë dhe deputetët pakistanezë ku do të nënshkruajë marrëveshjen e investimit dhe bashkëpunimit me Pakistanin në sektorë të ndryshëm. Nesër në Pakistan, është shpallur pushim publik dhe janë marrë masa të ashpra të sigurisë rreth Territorit të Kuq në Islamabad dhe është ndaluar qarkullimi i të gjithë atyre që nuk kanë lidhje me zonat diplomatike dhe zonën e kuqe të Islamabadit. Disa media kanë raportuar mbylljen e linjave të telekomunikacionit dhe internetit në disa nga zonat e ndjeshme të Islamabadit. Njëkohësisht me vizitën e Bin Salman në Islamabad, mijëra Pakistanezë të zemëruar dënuan politikat agresive të regjimit Al-Saud kundër popujve të shtypur të rajonit dhe manifestuan në shenjë proteste ndaj vizitës së Princit të Kurorës së Arabisë Saudite. Protestuesit dënuan bashkëpunimin e disa udhëheqësve arabë, duke përfshirë sundimtarët sauditë, në agresionin kundër Sirisë dhe Jemenit, kompromisin e regjimit Al-Saud me regjimin sionist kundër popullit palestinez, dhe hodhën parulla kundër sunduesve të Arabisë Saudite, Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist. Protestuesit dënuan ndërhyrjen e shteteve arabe në punët e brendshme të Pakistanit që ka krijuar probleme për vendet e rajonit, sidomos për botën myslimane dhe theksuan se Arabia Saudite dhe disa shtete arabe po përpiqen të shfrytëzojnë Pakistanin që arrijnë objektivat agresive në situata krizash siç është lufta e Jemenit dhe të përfitojnë nga Islamabadi. Grupet politike dhe fetare pakistaneze dënuan gjithashtu krimet e familjes Al Saud në gjenocidin e myslimanëve të shtypur të Jemenit, Sirisë dhe Bahrejnit dhe e kundërshtuan vizitën e Muhamed bin Salmanit në Islamabad. Kreu i Aleancës Sunite, Sahib Zadeh Hamed Reza, Pir Exhaz Ahmed Hashemi, kreu i Bashkësisë së Ulemave dhe Sardar Latif Kahusa një nga krerët e Partisë Popullore, thanë se Pakistani nuk është oborri i qetë i Arabisë Saudite dhe populli i tij nuk lejon Riadin të ndërhyjë në punët e brendshme të Pakistanit.

Advertisements