Breaking News

Rusia: Samiti i Varshavës është i pavlerë

Ambasadori rus në OKB tha se Samiti i Varshavës ishte i pavlefshëm, duke shtuar se “koalicioni kundër një vendi apo të tjerëve nuk do të zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohet Lindja e Mesme”.

Vasili Nebenzia shtoi të enjten se Rusia nuk ka kontribuar në Samitin e Varshavës, një samit anti-iranian. Në Varshavë, kryeqytet i Polonisë, të mërkurën dhe të enjten u mbajt një takim i SHBA dhe aleatëve të saj me titull “Ardhmëria e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme”. Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara kritikoi gjithashtu masën e Gjermanisë për të njohur Juan Guido si president të Venezuelës, duke shtuar se ky veprim i Gjermanisë është krejtësisht i paligjshëm. Mike Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit, e përshkroi samitin si historik pa përmendur dështimet e tij në tërheqjen e vëmendjes së Evropës në samitin e Varshavës dhe shprehu kënaqësinë e tij se Izraeli dhe shtetet arabe vasale të Uashingtonit nuk kishin mosmarrëveshje mbi qëndrimet anti-iraniane.

Advertisements