Breaking News

Reagimi i OKB-së ndaj sulmit terrorist në Iranin juglindor

Zëdhënësi  i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara u ka shprehur ngushëllime familjarëve të dëhsmorëve dhe qeverisë iraniane duke dënuar sulmin terrorist në juglindje të Iranit. Stefan Duxharik të enjten në përgjigje të pyetjes së korrespondentit të IRNA në Nju Jork ka thënë OKB dënon çdo akt terrorist, përfshirë sulmin terrorist të mërkurën në Iran.

 “Ne dënojmë sulmin terrorist në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit dhe u shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe qeverisë iraniane dhe shpresojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.  Baza e forcave tokësore Kods të gardës revolucionare, ditën e mërkurë nxori një deklaratë ku bëri të ditur martirizimin e 27 dhe plagosjen e 13 personave në sulmin terrorist në provincën Sistan Baluçistan në juglindje të Iranit. Në këtë deklaratë thuhet se një autobus që transportonte ushtarët trima të islamit, pasi kishte përfunduar misionin e ruajtjes në zonat kufitare për mbrojtjen e atdheut është sulmuar në rrugën Khash-Zahedan të provincës Sistan Baluçistan nga një autobombë e terroristëve takfiristë dhe për pasojë 27 ushtarë u martirizuan dhe 13 të tjerë u plagosën.

Advertisements