Breaking News

Përgjegjësi i DAM zhvillon vizitë të papritur në Irak

Amerika që nga viti 2014 kur disa pjesë të Irakut u zaptuan dhe pushtuan nga grupi terrorist ISIS, ka shtuar praninë ushtarake të saj në këtë vend dhe forcat e saj i ka shpërndarë në disa zona të Irakut.

Kur presidenti amerikan parashtroi çështjen e tërheqjes së forcave amerikane nga Siria, ai tha se këto forca do të dislokohen në Irak. Donald Trump pretendoi se prania e forcave amerikane në Irak do të përdoret për të kontrolluar dhe monitoruar lëvizjet e Iranit në rajon. Por kjo deklaratë e presidentit amerikan u shoqërua me reagime të ashpra të irakianëve. Irakianët janë kundër qëndrimeve të Trump, pasi një gjë të tillë e konsiderojnë shkelje të sovranitetit kombëtar. Në fund të vitit të kaluar Donald Trump zhvilloi një vizitë të papritur në Irak. Kjo vizitë dhe takimet e tij me ushtarakët amerikanë tregoi se sovraniteti i Irakut për presidentin amerikan nuk ka aspak rëndësi. Hejdar Ali ekspert i çështjeve politike në Irak thotë se politika që ndjek presidenti Donald Trump nuk ka ndryshim me politikat e mëparshme, vetëm se ai lëviz në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe Iranin e konsideron armikun e parë dhe për këtë dëshiron që Iraku të jetë një zonë për tu përballur me Iranin. Duke pasur parasysh mosmarrëveshjet e hapura mes Bagdadit dhe Uashingtonit, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve dhe për të marrë pëlqimin e autoriteteve të larta të Irakut për vazhdimin e pranisë së forcave ushtarake amerikane në Irak, Patrik Shanahan, përgjegjës i DAM zhvilloi një vizitë të papritur në Irak, vizitë që më parë nuk ishte lajmëruar nga Pentagoni. Qëllimi i vizitës së tij ishte takimi me Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut dhe me komandantin e forcave amerikane në Irak. Sipas mediave irakiane qëllimi i vizitës së Shanahan në Irak është analizimi i tërheqjes së forcave amerikane nga Siria dhe e ardhmja e pranisë së këtyre forcave në Irak. Amerika pretendon se prania e saj ushtarake në Irak ndikon efektivisht në luftën kundër ISIS dhe dëbimin e këtij grupi nga territoret që ka pushtuar në Irak. Megjithatë amerikanët kanë harruar faktin se vetë Amerika ka luajtur rolin kryesor në krijimin e ISIS dhe përhapjen e tij në vitin 2011. Donald Trump në fushatën elektorale të vitit 2016 ka akuzuar direkt ish presidentin amerikan Barack Obama për krijimin e grupit terrorist ISIS. Ai në një prononcim më të fundit ka thënë se së shpejti do të shpallë fundin e ISIS në Siri dhe në Irak. Mesa duke qeveria amerikane me pretekstin e përballjes me ISIS, trupat ushtarake të saj synon t’i transferojë nga Siria për në Irak me qëllim që të ruajë fuqinë reaguese të ndërhyrjes ushtarake të saj në Siri. Vizita e përgjegjësit të DAM në Irak ka si qëllim kryesor pikërisht vendosjen e trupave amerikane në Irak dhe rolin e tyre në përballje me ISIS. Megjithatë pritet që Shanahan të parashtrojë edhe çështjen e pranisë së Iranit në Irak, të cilën pritet ta kritikojë gjatë takimeve me autoritetet e larta të Irakut.

Advertisements