Breaking News

Irani kërkon urgjentisht ndërprerjen e presioneve të huaja

Irani thotë se presionet e huaja nuk kanë arritur të gjunjëzojnë qeverinë iraniane dhe i ka bërë thirrje kryeqyteteve perëndimore të ndalojnë ndjekjen e kësaj politike.

“Raportoni në vendet tuaja se nuk mund t’i ndani iranianët nga qeveria e tyre përmes presioneve”, u tha ministri i jashtëm  i RII z. Mohamed Xhevad Zarif ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të huaj të martën. Duke iu referuar raporteve të fundit të ambasadorëve në kryeqytetet e tyre në të cilat ata i janë referuar festimeve të 40 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, Zarif tha: “Irani do të ndjek katër ditë festat kombëtare”. “Ju keni parë dje se këta njerëz janë duke iu përmbajtur revolucionit të tyre”, shtoi Zarif duke ju referuar tubimeve në mbarë vendin që shënuan fillimin e dekadës së pestë të Republikës Islamike. “Sa prej jush kishin për të shkruar në raportet tuaja të mëparshme se kaq shumë njerëz do të merrnin pjesë në tubime?”, pyeti në mënyrë retorike ministri i jashtëm iranian. Ai përsëriti se presionet e jashtme politike dhe ekonomike nuk kanë arritur ndonjë ndikim në Iran. “Këto presione kanë një efekt të kundërt, sepse jemi introvertë kur vjen puna te siguria jonë, kjo është siguria jonë nga populli ynë dhe ky është elementi themelor i autoritetit tonë”, theksoi Zarif. Shefi i politikës së jashtme të Iranit përmendi se ruajtja e së drejtës së popullit është një kërkesë e sigurisë kombëtare për qeverinë. “Qytetarët iranianë janë shtyllë e autoritetit të kësaj qeverie dhe ruajtja e të drejtave të tyre nuk është vetëm çështje etike, por edhe një kërkesë e sigurisë kombëtare. Ne nuk varemi nga asgjë tjetër”, vuri në dukje Zarif. “Irani nuk i përgjigjet presionit. Ne i përgjigjemi dinjitetit dhe respektit, mundësive të barabarta”, theksoi ai.