Breaking News

Ministri saudit: Mos shitja e armëve amerikane Arabisë Saudite është në interes të Iranit

Diplomati i lartë saudit, ndërprerjen e shitjes së armëve të sofistikuara amerikane për Arabinë saudite e ka quajtur një fitore për Iranin.

Adel Xhubair ish ministër i jashtëm, aktualisht ministër konsultativ për çështjet e jashtme në Arabinë Saudite, në një intervistë për kanalin CBS News ka pretenduar se mos shitja e armëve amerikane për Arabinë saudite, Iranin e bën akoma më të guximshëm. Adel Xhubair ka thënë se përpjekjet e Kongresit për të penguar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake Arabisë saudite si një formë reagimi ndaj krizës në Jemen dhe çështjes së vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, është bërë shkak që Irani të bëhet më i guximshëm. Ai në këtë intervistë kritikoi planin e Bob Mendez ligjvënës amerikan lidhur me ndalimin e shitjes së armëve për Arabinë Saudite dhe tha se miratimi i këtij plani është një fitore për Iranin dhe programet e këtij vendi në lindjen e Mesme. Adel Xhubair në vazhdim tha: Është e habitshme që pjesëtarët e kongresit mundohen të kufizojnë aleatë të tyre si Arabia Saudite të cilët “përpiqen për të bllokuar dhe dëbuar grupet terroriste”. Javën e kaluar ligjvënësi amerikan Bob Mendez ka projektuar një plan i cili ndalon shitjen e armëve dhe pajisjeve të sofistikuara ushtarake për Arabinë Saudite. Në këtë plan gjithashtu është ndaluar përgjithmonë furnizimi i avionëve dhe bombarduesve saudite që marrin pjesë në luftën kundër Jemenit. Adel Xhubair në vazhdim të intervistës së tij ka thënë: Lufta në Jemen nuk ishte zgjedhja jonë dhe nuk është një luftë të cilën ne e dëshirojmë. Mirëpo nuk mund të lejojmë që grupe terroriste aleate të Iranit dhe Hezbullahut të mbizotërojnë këtë vend të rëndësishëm dhe strategjik ( Jemenin). Diplomati i lartë saudit ndër të tjera tha: Nëse ky plan miratohet nga kongresi dhe kthehet në ligj, atëherë armatime garantohen vetëm për atë popullsi që në Teheran hedhin sloganin “ Poshtë Amerika”. ai në përfundim foli lidhur me dosjen Khashoggi dhe tha: Ndoshta kjo çështje është e ndejshme dhe ndoshta për shtëpinë e bardhë dhe shërbimet e inteligjencës janë ekzagjeruar informacionet mbi rolin e Arabisë Saudite në këtë çështje. Mirëpo aktualisht jemi në hulumtime e sipër për atë se çfarë ka ndodhur ndaj gazetarit Khashoggi.

Advertisements