Breaking News

Kandidatja presidenciale amerikane: Bashar Asad nuk është armiku ynë

Kandidatja presidenciale amerikane tha se presidenti sirian nuk ishte armik i Amerikës dhe Uashingtoni duhet të braktisë luftërat e pakuptimta.

Tulsi Gabbard,  anëtare demokrate nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila sapo ka shpallur kandidaturën e saj për presidencën e vendit, në një intervistë me MSNBC, kujtoi takimin e saj dy vjet më parë me presidentin sirian Bashar Asad në Damask dhe tha: ” As Asad nuk është armiku i Amerikës, as Siria nuk është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Amerikën. Ju mund ta përshkruani Asadin ashtu siç dëshironi, por çështja është se qoftë Siria apo vende të tjera, ne duhet t’i konsiderojmë interesat e vendeve të kundërta ose në përputhje me interesat tona. Vizita e Gabbard në Damask në janar 2017, dhe takimi i saj me Bashar Asad, i shtyu median dhe politikanët amerikanë për t’u përballur me kongresmenen demokrate.

Advertisements