Breaking News

OKB: KS i OKB është i vetmi organ përcaktues i shkeljes së rezolutës mbi programin raketor të Iranit

Zv/zëdhënësi i OKB, Farhan Hak, theksoi se KS i OKB është organi i vetëm që mund të përcaktojë nëse programi hapësinor apo raketor i Iranit është apo jo shkelje e rezolutës 2231 të KS të OKB.

Muajt e fundit amerikanët shpeshherë janë deklaruar se programi hapësinor dhe raketor i Iranit është shkelje e rezolutës 2231. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, pretendimet e Amerikës për gjoja shkelje e rezolutës 2231 nga ana e Iranit e ka quajtur mashtrim dhe gënjeshtër të madhe dhe shpjegoi se Amerika me tërheqjen e nxituar dhe të palogjikshme të saj nga marrëveshja bërthamore që është një akord ndërkombëtar, tashmë është futur në një izolim ndërkombëtar dhe përpiqet ta mbulojë këtë gabim të saj strategjik kundrejt marrëveshjes bërthamore. Behram Kasemi kapacitetin raketor të Iranit e cilësoi pjesë të fuqisë mbrojtëse dhe garantuese e sigurisë kombëtare të Iranit dhe shtoi se eksperienca e 8 viteve të luftës së imponuar mjafton për atë që iranianët të çojnë përpara aktivitetet e tyre për të parandaluar kërcënimet e çdo vendi dhe për këtë Iranit nuk neglizhon aspak në ngritjen e fuqisë së tij mbrojtëse. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 3 janar ka reaguar ndaj pretendimeve të ushtonit për gjoja shkeljen e rezolutës nga ana e Iranit. Më herët edhe Nabila Massrali, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE është shprehur se testimet raketore të Iranit nuk përbëjnë shkelje të marrëveshjes bërthamore.

Advertisements