Breaking News

Amerika kërcënon kompanitë që përdorin mekanizmin INSTEX

Ambasadori amerikan në BE ka kërcënuar të gjitha ato kompani që do të shfrytëzojnë mekanizmin e shkëmbimeve financiare me Iranin INSTEX.

Gordon Sondland ka paralajmëruar se kompanitë që do të përdorin mekanizmin INSTEX do të sanksionohen nga ana e Amerikës. Ai theksoi se të tilla kompani do të përballen me pasoja të rënda siç është ndalimi i tregtisë së tyre në Amerikë. Evropa ka shpallur zyrtarisht hapjen e punës së mekanizmit INSTEX për tregti me Iranin.

Advertisements