Breaking News

Zarif: Vendosja e ushtrisë siriane në kufirin me Turqinë është e vetmja mënyrë për të ruajtur sigurinë

Ministri i jashtëm i Iranit tha në një intervistë për mediat foli lidhur me operacionet e mundshme ushtarake në Sirinë veriore dhe tha se mënyra e vetme për të ruajtur sigurinë është vendosja e ushtrie siriane në kufirin me Turqinë.

“Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, të mërkurën në një intervistë për rrjetin e lajmeve ruse, u shpreh kundër veprimeve ushtarake të Turqisë mbi Sirinë ” dhe tha:” Është e pamundur të zëvendësohet okupimi me okupim, kështu që forcat siriane që zotërojnë territorin e tyre duhet të jenë të lirë dhe të aplikojë sovranitetin e tyre. Zarif tha se Irani dhe Rusia janë gati të ndihmojnë Turqinë dhe Sirinë për të arritur një zgjidhje duke theksuar se vetëm sirianët mund të sigurojnë rajonet veriore të vendit në kufirin me Turqinë. Gjatë javëve të fundit Turqia  me pretekstin e pranisë së PKK në kufirin sirian me Turqinë dhe në prag të tërheqjes së forcave amerikane nga veriu dhe lindja e Sirisë, ka njoftuar se është gati për operacione ushtarake në këto zona. Siria gjithashtu e ka kundërshtuar këtë veprim nga Turqia. Partia e Punëtorëve Kurdë të Turqisë PKK është themeluar më 27 nëntor 1978 dhe që nga 1984 qeveria qendrore e Turqisë atë konsideron grup terrorist të armatosur.

Advertisements