Breaking News

Polemikat e ministrave të Jashtëm të SHBA-ve dhe Francës kundër Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm francez u takuan në Uashington dhe folën për çështje të ndryshme, duke përfshirë Iranin.

Sipas IRNA, Mike Pumpeo dhe Jean-Yves Le Dyrian u takuan të mërkurën në Uashington në një takim një-ditor të ministrave të koalicionit anti-ISIS të udhëhequr nga SHBA , për të diskutuar të ashtuquajturat përpjekje globale për të luftuar ISIS. Sekretari amerikan i Shtetit vlerëson përpjekjet e Francës për të mbajtur Iranin të përgjegjshëm për atë që ai e quajti aktivitetet terroriste në Evropë. Ministrat e Jashtëm të SH.B.A.-së dhe Francës folën gjithashtu për Venezuelën, Libinë dhe luftën kundër asaj që e quajtën veprimet destabilizuese të Rusisë.  Akuzat nga ministrat e jashtëm të SHBA dhe Francës për Iranin për gjoja kryerjen e aktivitete terroriste në Evropë, bëhen ndërsa Parisi organizon çdo vit një tubim të grupit terrorist MEK që është përgjegjës për martirizimin e mbi 17,000 qytetarëve iranianë. Qëllimi i përbashkët i skenarëve armiqësor, që filloi në Francë dhe pastaj në Danimarkë dhe u përsërit në Shqipëri, është përpjekje që të akuzojë Iranin për gjoja mbrojtjen e terrorizmit në mbarë botën.

Advertisements