Breaking News

Xhaferi: Gruevski mund të padisë për ndërprerjen e pagës së deputetit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xaferi në emisionin “Click Plus” tha se në seancën plenare ku iu ndërpre paga e deputetit të Nikolla Gruevskit ka votuar përmbajtur për shkak se vlerëson se nuk janë respektuar në tërësi procedurat ligjore.

Xhaferi tha se nëse Gruevski angazhon avokat në lidhje me vendimin e miratuar për ndërprerjen e pagës së deputetit, mund ta fitojë kontestin dhe t’i kthehen paratë edhe me interes.

Ish-kryeministri dhe deputeti, Nikolla Gruevski, tani është migrant në Budapesht të Hungarisë, ku ka kërkuar migrim politik. Gruevski u dënua me dy vjet burg për blerjen e “mercedesit” luksoz, ndërsa siç tha në një intervistë, ai nuk u paraqitë në burgun e Shuto Orizares për shkak se ka marrë njoftime se ai do të likuidohet, me çka, siç tha, në momentin e fundit e ka ndryshuar vendimin.

Advertisements