Breaking News

Senati kundërshton tërheqjen e trupave nga Siria

Me një votim sipërfaqësor, senati amerikan ka kundërshtuar vendimin e mëparshëm të presidentit amerikan për tërheqjen e trupave dhe forcave nga Siria.

Edhe pse presidenti amerikan është shprehur për tërheqjen e trupave nga Siria dhe nga Afganistani, për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së Amerikës në luftëra, Senati amerikan në votimin e fundit të tij ka kundërshtuar këtë vendim të presidentit Donald Trump. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të Amerikës, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes sonë të kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse nuk dha detaje specifike. “Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale, nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se koalicioni ka nisur ta ulë praninë në aeroportin Rameilan, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar më 19 dhjetor se do të bëjë tërheqjen e të 2,000 trupave amerikane nga Siria. Njoftimi i tij i ka befasuar aleatët dhe është kritikuar brenda administratës.

Advertisements