Breaking News

Presidenti irakian: Trump nuk kërkoi lejen e Irakut për të vëzhguar Iranin

Udhëheqësit irakianë kanë kritikuar përsëri Donald Trumpin pasi presidenti i SHBA tha se ka në plan të mbajë trupat në Irak për të spiunuar Iranin, ndërsa Presidenti irakian Barham Salih deklaroi se ky mision nuk ka lejen e Bagdadit.

Reagimi i tyre të hënën erdhi një ditë pasi Trump tha për CBS se trupat amerikane do të largoheshin nga Siria dhe Afganistani, por do të qëndronin në Irak, pjesërisht “për të vëzhguar paksa Iranin”. Trump pranoi se qëndrimi në Irak është një “gabim” dhe se sulmet ndaj Iranit nuk janë një opsion, por komentet tij nxitën një raund të ri kritikash në Bagdad dhe zyrtarët irakianë kërkuan që forcat amerikane të largoheshin nga vendi. “Kushtetuta irakiane kundërshton përdorimin e Irakut si bazë për goditjen ose sulmin ndaj një vendi fqinj”, tha të hënën Presidenti Salih. Ai tha se forcat amerikane ishin në vend nën një marrëveshje midis dy vendeve, por shtoi se “çdo veprim i ndërmarrë jashtë kësaj kornize është i papranueshëm”. Presidenti i Irakut nënvizoi se Trump nuk kishte kërkuar lejen e Bagdadit që trupat amerikane në Irak të “vëzhgojnë Iranin”. “Mos e mbingarkoni Irakun me çështjet tuaja”, tha Salih duke shtuar:  “SHBA është një fuqi e madhe … por ne nuk ndjekin prioritetet tuaja politike, ne jetojmë këtu”. “Është me interes themelor që Iraku të ketë marrëdhënie të mira me Iranin” dhe vendet e tjera fqinje”, tha Presidenti irakian.

Advertisements