Breaking News

Deklarata e Evropës në mbështetje të INSTEX dhe me sfida të iranofobisë

BE ka nxjerrë një deklaratë ku shpreh mbështetjen për mekanizmin INSTEX për shkëmbimet financiare me Iranin.

BE në këtë deklaratë ka vlerësuar zbatimin e plotë të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe theksoi se ANEA në 13 raportet e saj ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e saj. Duke theksuar se marrëveshja bërthamore thekson në heqjen e sanksioneve, ka shprehur keqardhjen për vendimin e presidentit amerikan për rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në deklaratën e BE theksohet angazhimi i unionit për zbatimin e zotimeve kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe që Irani të përfitojë nga interesat ekonomike të përcaktuara në këtë marrëveshje. BE ka shprehur shqetësimin mbi shtimin e tensioneve në rajon dhe mbi atë që e quajti rol të Iranit në këtë çështje dhe ka pretenduar se Irani u jep ndihma ushtarake, politike dhe financiare lojtarëve jo-rajonalë në vende të rajonit si Siria dhe Libani. BE gjithashtu ka shprehu shqetësime mbi atë që e quajti shkelje të të drejtave të njeriut në Iran dhe mbi dënimin me vdekje të trafikantëve të lëndëve narkotike. BE ndër të tjera shprehu shqetësime mbi programin mbrojtës raketor të Iranit dhe atë e ka cilësuar shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB. Shqetësimet e BE janë shprehur në kohën kur Sergei Riabkov, zv/ministër I jashtëm I Rusisë ka kritikuar Amerikën dhe vendet perëndimore për qëndrimet e tyre kundrejt programit raketor të Iranit dhe ka theksuar se Irani me testimet e tij nuk ka shkelur asnjë rezolutë, normë apo dispozitë ndërkombëtare. Mekanizmi financiar mes Iranit dhe Evropës i njohur me emrin INSTEX ka nisur punën prej së enjtes së javës së kaluar. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit ISNTEX.

Advertisements