Breaking News

Më 14 shkurt mbahet takimi i krerëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë, ka deklaruar se takimi i krerëve të Turqisë, Iranit dhe Rusisë do të mbahet më datë 14 shkurt në qytetin Soçi.

Dimitri Peskov tha se krerët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë në kuadër të bisedimeve të Astanasë do të diskutojnë mbi zhvillimet në Siri. Zëdhënësi Peskov tha se presidenti Vladimir Putin në kuadër të takimit të Soçit do të ketë edhe një takim dypalësh me presidentin Rexhep Taip Erdogan të Turqisë. Bisedimet mes presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të përqendrohen në situatën e krijuar në veri të Sirisë dhe veprimet e ndërmarra në provincat Edlib dhe Manbixh. Takimi i parë trepalësh i krerëve të të tre vendeve është mbajtur me 22 nëntor të vitit 2017 në Soçi të Rusisë. Takimi u mbajt në prani të Hasan Ruhani, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, përkatësisht president i Republikës Islamike të Iranit, president i Rusisë dhe president i Turqisë. Raundi i tyre i këtyre bisedimeve u mbajt më 4 prill 2018 në qytetin Ankara, ndërsa raundi i tretë u mbajt në Teheran në shtator të vitit 2018. Negociatat e Astanasë kanë nisur prej janarit 2017 me iniciativën e Republikës Islamike të Iranit dhe në bashkëpunim me rUsinë dhe Turqinë. Këto negociata kanë për qëllim vendosjen e paqes dhe sigurisë në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.

Advertisements