Breaking News

As Izraeli, as Amerika nuk mund t’a kapin raketën Hoveizeh

Një faqe interneti ushtarake izraelite e sheh testin e raketave iraniane Hoveizeh si një “reagim” ndaj testit të raketave Arrow 3 të Izraelit, duke vënë në dukje se as Izraeli, as Shtetet e Bashkuara nuk mund ta perceptojnë raketën Hoveizeh.

Faqja e internetit DEBKAfile, e afërt me inteligjencën izraelite, ka njohur aftësitë mbrojtëse të Iranit pas testimit të raketës së re Hoveizeh. “Raketa e re iraniane, me një rreze veprimi prej 1,350 kilometrash, quhet Hoveizeh. Ky është reagimi i iranianëve ndaj testit të suksesshëm të raketave amerikano-izraelite Arrow 3, që u krye më 22 janar”, shkruan DEBKAfile. “Irani, duke testuar raketat Fajr-5, Fateh-100 dhe Hoveizeh, shprehu synimin e tij për prodhimin e raketave të afta për arritjen e objektivave jashtë atmosferës, të cilat aktualisht janë duke u hulumtuar nga sektori i kërkimit nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Agjencia e Mbrojtjes anti-Raketore të SHBA-së. Republika Islamike e Iranit ka arritur të prodhojë raketa që janë në gjendje të arrijnë objektivat pa u zbuluar nga radarët, sepse fluturojnë në një lartësi të ulët. Ky është një kërcënim për të cilin as Tel-Avivi, as Uashingtoni nuk mund të përgjigjen, dhe Irani është shumë i vetëdijshëm për këtë. Ky testim i suksesshëm i raketave cruise Hoveizeh është me rëndësi të madhe edhe pse Perëndimi po përpiqet ta minimizojë këtë ngjarje “, thekson DEBKAfile. Faqja e internetit kujton raportin e saj të shtatorit 2017, kur gjeneral brigade Amir Hatami ishte emëruar Ministri i Mbrojtjes i Iranit. “Ne e kemi prezantuar atë si një zyrtar që është i interesuar në zhvillimin e raketave cruise dhe raketave balistike dhe i cili është një mbështetës i madh i gjeneralit Kasem Soleimani, komandant i Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit. Raketa Hoveizeh mund të jetë një armë e fuqishme në duart e gjeneral Soleimanit “, raporton DEBKAfile.

Advertisements