Breaking News

Amerikë: Dërgimi i ushtrisë në Venezuelë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se dërgimi i ushtrisë në Venezuelë “është opsion”, duke treguar se ai ka refuzuar një takim me presidentin Nicolas Maduro.

“Sigurisht, (dërgimi i ushtrisë) është opsion”, tha Trump gjatë një interviste për CBS. Trump tha se muaj më parë presidenti i Venezuelës, Maduro i ka kërkuar takim, por ai e ka refuzuar. Shtetet e Bashkuara e kanë njohur si udhëheqës të Venezuelës Juan Guaidon, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i këtij shteti më 23 janar. Dhjetëra mijëra persona në Venezuelë po protestojnë kundër Qeverisë së Maduros, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe shtetet kyçe të rajonit – përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Argjentinë – tashmë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Guaidon. Shtetet e tjera, përfshirë Rusinë – që kanë lidhje të ngushta ushtarake me Qeverinë socialiste të Venezuelës – mbështesin Nicolas Maduron. Maduro, i cili ka ardhur në pushtet më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez, për mënyrën se si ka menaxhuar krizën ekonomike në vend.

Advertisements