Breaking News

Sulm terrorist në juglindje të Iranit

Baza e Gardës Revolucionare të Iranit në juglindje të Iranit ka njoftuar se të shtunën nga një sulm terrorist në bazën Basixh në Nikhshahr, një pjesëtar i kësaj force ka humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Sipas një deklarate të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit, terroristët kryen një sulm në bazën e forcave Basixh në qytetin Nikshahr të shtunën në mëngjes. Ky qytet ndodhet 493 km në lindje të Zahedanit, kryeqytet i provincës Sistan-Baluchestan. Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë sulm.

Advertisements