Breaking News

Italia kritikon ndërhyrjen e Bashkimit Evropian në çështjet e brendshme të Venezuelës

Zëvendësministri i jashtëm italian paralajmëroi kundër përsëritjes së përvojës libiane në kundërshtim me vendimin e Parlamentit Europian për të njohur udhëheqësin opozitar  venezuelian si presidentin e përkohshëm të Venezuelës.

 Manlio Di Stéfano për kanalin televiziv “TV 2000” të Italisë tha: “Sot, përfitimi më i madh për ne është të shmangim një luftë të re në Venezuelë”. Duke vënë në dukje ndryshimin e dështuar të regjimit në Libi, ai tha se projekti ishte një “gabim” që shkaktoi paqëndrueshmëri jo vetëm në këtë vend por edhe në të gjithë rajonin, kështu që “ne nuk duhet ta përsërisim këtë katastrofë në Venezuelë”. Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur poshtë një ultimatum të bërë nga një numër vendesh evropiane që bëjnë thirrje për zgjedhje të reja në shtetin e Amerikës Latine brenda tetë ditëve, në mes të një krize të thellë politike në Venezuelë.

Advertisements