Breaking News

Afrohet përvjetori i Revolucionit në Bahrejn, qytetarët bahrejnas protestojnë në qytete të ndryshme të vendit

Njëkohësisht me afrimin e përvjetorit të 8 të Revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn, populli i këtij vendi ka organizuar protesta në disa qytete.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, populli bahrejnas të premten me organizimin e protestave në disa qytete të këtij vendi, ka mirëpritur muajin shkurt të cilin e njeh si “muaji i revolucionit” dhe ka theksuar mbi vazhdimin e rrugës së revolucionit. Sipas kanalit televiziv 14 shkurti, qytetarët e qytezës Al Mosli pas faljes së namazit të xhumasë kanë organizuar një protestë. Ata në duar mbanin pankarta ku shkruhej “derisa ta përcaktojmë fatin tonë në do të vazhdojmë revolucionin”. Bahrejni përballet me protesta popullore për demokraci dhe përcaktimin e shtetit me votën e popullit që prej 14 shkurtit 2011. Këtyre protestave regjimi al-Khalifa u është përgjigjur me forcë dhe dhunë pasi ka marrë ndihmën e forcave të Arabisë Saudite.

Advertisements