Breaking News

Trump duhej të kishte dëgjuar këshillat e zyrtarëve të BE, OKB dhe ish- zyrtarëve të SHBA për Iranin

Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif duke theksuar konfuzionin brenda sistemit politik të SHBA në epokën e Trump, pohoi se edhe agjencitë amerikane të inteligjencës e kundërshtojnë presidentin e SHBA-së dhe pjesën tjetër të luftënxitësve të administratës së tij.

Në një postim në Twitter të mërkurën, diplomati i lartë iranian sugjeroi se Trump duhej të kishte dëgjuar këshillat nga palët e angazhuara në negociata me Teheranin përpara se të anulonte marrëveshjen bërthamore të mbështetur ndërkombëtarisht. Mesazhi i ministrit të Jashtëm iranian pasoi dy postime anti-iraniane nga Presidenti Donald Trump, në të cilin ai kritikoi vlerësimin e shefave të tij të inteligjencës mbi Iranin. “Zyrtarët e Inteligjencës duket se janë jashtëzakonisht pasivë dhe naivë kur bëhet fjalë për rreziqet e Iranit. Ata gabohen! Kur u bëra President, Irani po shkaktonte probleme në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Që nga përfundimi i marrëveshjes së tmerrshme bërthamore të Iranit, atë janë shumë të ndryshëm, “theksoi Trump. Presidenti Trump reagoi ndaj deklaratave të së martës nga zyrtarët më të lartë të inteligjencës amerikane përpara Komisionit të Inteligjencës të Senatit të SHBA.

Advertisements