Breaking News

Përgatitjet për prodhimin e 190 mijë swo uranium janë gati

Republika Islamike e Iranit aktivitet e saj bërthamore në sektorin e eksplorimit, nxjerrës, pasurimit dhe ndërtimit të centraleve dhe centrifugave të reja, do t’i vazhdojë fuqishëm.

Kështu ka deklaruar Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI i cili shtoi se pjesa teknike e marrëveshjes bërthamore është e atillë që lejon Iranin të kryejë aktivitete bërthamore pa shkelur këtë marrëveshje. Salehi vuri në dukje se lideri suprem i revolucionit islamik nuk ka lejuar që industria bërthamore të ndërpritet me marrëveshjen bërthamore dhe shtoi se pas urdhrit të liderit suprem për prodhimin e uraniumit të pasuruar në kapacitetin 190 mijë swo, në këtë fushë janë bërë progrese të konsiderueshme. Kreu i AEAI ndër të tjera në kuadër të transportimit të 30 ton kek uraniumi nga rajoni Ardekan për në Esfahan, sa i përket daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, tha se Amerika me ideologjinë e forcës kërcënon vendet e tjera mirëpo nuk ekziston një bashkësi ndërkombëtare që të ndjekë Uashingtonin. Ajetollah Khamenei më 4 qershor të vitit 2018 në ceremoninë e 29-të të ndërrimit jetë të imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u ka dhënë detyrë funksionarëve të AEAI që në kuadër të marrëveshjes bërthamore të arrijnë kuotën e prodhimit të 190 mijë sëo uranium të pasuruar.

Advertisements