Breaking News

Haradinaj: Nëse e tërheqim taksën, i bie që nuk kemi luftuar për të drejtën tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit, ku foli për taksën ndaj mallrave serbe, duke thënë se Kosova duhet të insistojë në vendimet e saj.

I pari i qeverisë në Kosovë, tha se nëse tërhiqet vendimi për taksën, i bie që Kosova nuk ka luftuar për të drejtat e saj. “Nëse një ditë përpara ne dorëzohemi, atëherë insistimi për të drejtën tonë aty do të ndalet. Nëse sot e ndalim taksën, kemi pajtuar deri këtu dhe kaq kemi për të drejtën tonë. Pastaj miku mbas një kohe thotë: këtu je ndalë”, është shprehur Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të vendit foli edhe për presionet që kohëve të fundit, janë shtuar nga SHBA dhe BE-ja në lidhje me vendimin për taksën. Haradinaj deklaroi që presionet, jo gjithmonë kanë qëllim ta ndalin Kosovën që të arrijë te të drejtat e veta. “Nëse ndonjëherë bëhet ndonjë presion, nuk është qëllimi vetëm me na ndalë pa mbërri te e drejta jonë, ne nuk bën me lexu veç cka kemi qef. Ky vend duhet ta gëzojë pavarësinë e vetë. Serbia nëse është gati të na njohë, me qenë fqinj atëherë le të veprojë. Por mos të harrojë se nuk jemi më të dobët se kur jemi përballë me Millosheviqin”, është shprehur Haradinaj. Ai ka paralajmëruar se nëse Kosova heq dorë nga taksa, atëherë do të kërkohen siç ka thënë ai, çmime të tjera. “Nëse ne heqim dorë shpejt nga e drejta jonë, do t’i kërkohen shpejt çmime tjera vendit tonë. Nëse vazhdojmë të ngulim këmbë, ndodhë që të mos duhet të japim tjetër gjë”, ka thënë Haradinaj.

Advertisements