Breaking News

BE i vendosur për mos ndryshimin e qëndrimeve mbi Brexit

BE është shprehur i vendosur për të mos ndryshuar qëndrimet e mëparshme rreth çështjes Brexit.

Deputetët britanikë miratuan të martën një amendament jo-detyrues që përjashton mundësinë e një Brexiti pa një marrëveshje me Brukselin, si dhe një amendament duke kërkuar një alternativë për të për kufirin irlandez. Kryeministrja britanike, Theresa May duhet të vazhdojë bisedimet me liderët e BE-së në ditët e ardhshme, pasi ligjvënësit mbështetën një propozim që ajo të rinegociojë marrëveshjen Brexitit. Megjithatë, BE ka njoftuar se nuk do të ndryshojë tekstin ligjor të dakorduar me kryeministren britanike. Theresa May është gjithashtu gati për bisedime me kreun e Partisë Laburiste, Jerry Corbin, njofton BBC. May tha se, pas bisedimeve me BE-në, marrëveshja e rishikuar do të kthehen në parlament “sa më shpejt të jetë e mundur” në një tjetër “votim të rëndësishëm”. Megjithatë, shumë udhëheqës të BE sugjerojnë se nuk do të ketë rishikim të marrëveshjes.

Advertisements