Breaking News

Krimet më të reja të koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS në Siri

Rreth 8 civilë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë pasi koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke supozuar se është duke luftuar kundër grupit terrorist ISIS, kreu një seri sulmesh ajrore në provincën lindore të trazuar të Sirisë, Dejrul Zur.

Rrjeti televiziv shtetëror i Sirisë njoftoi se 8 vetë u vranë kur avionët e udhëhequr nga SHBA bombarduan ndërtesat rezidenciale në provincën Abu Kamal. Raporti shtoi se viktimat ishin të gjithë anëtarë të së njëjtës familje. Zhvillimet erdhën vetëm një ditë pasi 11 persona humbën jetën në sulmet ajrore të ngjashme të kryera në qytetin Shafir. Po ashtu raportohet se këto sulme kanë dëmtuar rëndë pronat e civilëve sirianë.  Një burim ushtarak-diplomatik tha se tërheqja e planifikuar e trupave amerikane nga Siria do të zbulonte shkallën e krimeve të luftës të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA. “Tërheqja e ardhshme e personelit ushtarak amerikan nga Siria ka gjasa të hedhë dritë mbi krimet e shumta të luftës të kryera nga koalicioni ndërkombëtar gjatë të ashtuquajturës luftë kundër grupit terrorist ISIS.

Advertisements