Breaking News

Jep dorëheqje kryeministri palestinez

Kryeministri palestinez, Rami Al Hamdallah, ia ka ofruar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së tij presidentit të Palestinës, Mahmud Abas, për shkak të dështimit të përpjekjeve për përmirësim të marrëdhënieve me udhëheqësit e grupit të Hamasit.

Megjithatë, qeveria aktuale ka njoftuar se do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e veta deri të formohet një qeveri e re. Ky njoftim është dhënë pas takimit të rregullt javor të kabinetit qeveritar. Presidenti Abas ende nuk e ka komentuar ofrimin e dorëheqjes nga kryeministri, por një grup i tij e kishte kërkuar një gjë të tillë para dy ditëve. Në anën tjetër, një zyrtar i Hamasit e ka dënuar presionin ndaj qeverisë aktuale, duke thënë se kjo është një përpjekje për ta margjinalizuar dhe përjashtuar grupin e tyre nga skena politike e Palestinës. Hamdallah e ka drejtuar qeverinë e unitetit që nga viti 2014 dhe i ka udhëhequr përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve me Hamasin.

Advertisements