Breaking News

Irani do të qëndrojë pranë Sirisë deri në fitoren përfundimtare ndaj terroristëve

Nënpresidenti i parë i Iranit z. Es’hak Xhehangiri theksoi se qeveria dhe populli iranian do të qëndrojnë përkrah qeverisë dhe popullit sirian deri në fitoren përfundimtare ndaj terroristëve.

Në takimin e tij me ministrin e jashtëm sirian Valid Mualem të martën, Xhehangiri tha se ndryshimet dhe zhvillimet rajonale tregojnë se qeveria siriane ka arritur fitore në luftën kundër terrorizmit, duke vënë në dukje se grupet që nuk dinin asgjë përveç dhunës, vrasjes dhe plaçkitjes, sot me ndihmën edhe të popullit sirian dhe të aleatëve të këtij vendi, janë mundur dhe kjo ka dhënë shumë mësime për historinë. Zyrtari i lartë iranian tha se fitoret e qeverisë siriane dhe popullit sirian i bënë mbështetësit e rezistencës në botë të lumtur dhe armiqtë të zemëruar. Xhehangiri tha se është e natyrshme që amerikanët, pasi nuk kanë ndjekur politikat e tyre për të rritur presionin ekonomik dhe sanksionet po përpiqen të kompensojnë dështimin e betejës në tryezën politike. “Kjo kërkon që ne të punojmë së bashku dhe të ndjekim çështjet politike në mënyrë që ata të mos e kthejnë humbjen në fushën e betejës deri në fitore në hapësirën politike”, vuri në dukje zyrtari i lartë iranian. Ministri i jashtëm sirian Valid Mualem, nga ana e tij, gjithashtu në këtë takim tha: “Siria dhe Irani janë në frontin e përbashkët të luftës kundër terrorizmit dhe arrogancës globale që SHBA dhe regjimi sionist janë në ballë të saj”.

 

Advertisements