Breaking News

Thaçi: Kosova së shpejti me vendime të rëndësishme, marrëveshja me Serbinë hap drejt BE-së

Presidenti, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se institucionet e vendit do të ndërmarrin vendime të rëndësishme në interes shtetëror, në ditët në vazhdim.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se, këto veprime janë të rëndësishme për forcimin e partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë. “Të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore. Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKBKëto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Thaçi. Ndërkaq, më parë, Thaçi përmes një shkrimi ironizoi me kryeministrin Haradinajn për taksën. Ka thënë se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”.

Advertisements