Breaking News

Irani nuk lejon ndërhyrje në politikat e tij të mbrojtjes

Republika Islamike vepron në mënyrë të pavarur në miratimin e politikave të saj të mbrojtjes dhe kurrë nuk do të lejojë që vendet e tjera të ndërhyjnë në këtë drejtim, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Duke folur në një intervistë ekskluzive me Agjencinë e lajmeve IRIB të dielën, Behram Kasemi tha: “Siç kemi thënë vazhdimisht, ne përcaktojmë vetë politikat tona të mbrojtjes dhe nuk lejojmë që të tjerët të ndërhyjnë në këto çështje”. “Irani kurrë nuk do të mbajë bisedime me të tjerët rreth raketave të tij dhe çështjeve mbrojtëse dhe do të ndjekë politikat e veta kombëtare”, tha ai. Zyrtari iranian përsëriti se programi raketor i Iranit është një çështje e brendshme e një natyre tërësisht parandaluese dhe është projektuar për të mbrojtur vendin. Kasemi gjithashtu reagoi ndaj pretendimeve të ministrit të jashtëm francez për rolin rajonal të Iranit, duke thënë: “Politika jonë përballë vendeve rajonale dhe fqinjëve është plotësisht e qartë”. “Ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie paqësore dhe të përzemërta me të gjitha vendet rajonale dhe ato fqinje dhe dëshirojmë të jemi në gjendje të udhëheqim rajonin drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Advertisements