Breaking News

Deklarata e ministrit francez të ekonomisë mbi sistemin SPV

Ministri i financave dhe i ekonomisë së Francës, njoftoi vënien në funksion të sistemit SPV brenda disa ditësh.

Bruno Le Maire, tha se sistemi SPV krijon mundësi që me gjithë sanksionet e Amerikë skundër Iranit, tregtia me Iranin të funksionojë. Ministri francez shtoi se Britania, Gjermania dhe Franca brenda disa ditësh do të vënë në funksion një sistem për tregti me Irani. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore me anë të krijimit të sistemit SPV.

Advertisements