Breaking News

Kremlini: Karakasi nuk ka kërkuar kurrfarë ndihme ushtarake ose financiare nga Rusia

Zëdhënësi i presidentit të Rusisë ka theksuar se qeveria e Venezuelës nuk ka kërkuar kurrfarë ndihme ushtarake ose financiare nga Moska.

Agjencia e lajmeve Russia Today, njoftoi se pallati i Kremlinit ka bërë të ditur bisedën telefonike të ditës së enjte të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, me Nikolas Maduro, presidentin e Venezuelës, dhe ka theksuar se Vladimir Putin në këtë bisedë telefonike në mënyrë të qartë ka mbështetur qeverinë dhe presidentin Maduro të Venezuelës.

Presidenti i Rusisë me këtë rast ka theksuar gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar me Venezuelën në nivele të ndryshme.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falënderuar Turqinë, Rusinë dhe Kinën për mbështetjen e tyre kundrejt shpalljes së kreut të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe liderit opozitar Juan Guaido si president i përkohshëm i vendit, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë në median sociale, Maduro theksoi se Venezuela nuk është e vetmuar.

“Jam mirënjohës ndaj Rusisë, Kinës dhe Turqisë si dhe qeverive dhe popujve të tjerë botërorë për shkak të deklaratëve të forta të mbështetjes ndaj qeverisë së themeluar ligjërisht të Venezuelës. Faleminderit për mbështetjen e vendosur”, ka shkruar ai.

Advertisements