Breaking News

Koalicioni i Amerikës bombardon një xhami në lindje të Eufratit

Koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikës ka bombarduar një xhami në lindje të Eufratit në Siri me pretekste të sulmit kundër forcave të ISIS.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se koalicionit i ashtuquajtur kundër ISIS me në krye Amerikës, ka pretenduar se ky sulm është kryer kundër një xhamie në lindje të Eufratit me qëllim të shkatërrimit të selisë së një kreu të grupit terrorist ISIS.

Koalicioni amerikan ka deklaruar se gjatë këtij sulmi janë vrarë disa terroristë të grupit ISIS. Terroristët e ISIS kryesisht po përdorin objekte si xhamia dhe spitale në kuadër të luftës së armatosur të tyre.

Ndërkohë autoritetet e Sirisë kanë deklaruar se nuk i japin leje Amerikës dhe aleatëve të saj për kryerjen e operacioneve ushtarake në territorin e Sirisë dhe koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS gjatë operacioneve të tij po bombardon dhe vret vetëm popullatën civile.

Advertisements