Breaking News

Gjermania i shtet sistem raketor Katarit

Qeveria e Gjermanisë ka dhënë pëlqimin për t’i shitur sistem raketor të ri Katarit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Peter Altmaier, ministri i ekonomisë së Gjermanisë, të enjten ka deklaruar para deputetëve të Budenstagut të Gjermanisë se qeveria gjermane ka dhënë pëlqimin për t’i shitur katër sisteme raketore detare Katarit, sisteme këto që janë prodhuar në mënyrë të përbashkët mes Gjermanisë dhe Amerikës.

Peter Altmaier tha: “Sistemi raketor për të cilin qeveria e Gjermanisë ka dhënë pëlqimin për t’i shitur atë Katarit, mund të mbrojë anijet luftarake përball raketave, avionëve dhe helikopterëve.

Ndërkohë deputetët e partisë së majtë të Gjermanisë kanë kritikuar këtë vendim të qeverisë gjermane për shkaqe të sigurisë dhe për të drejtat e njeriut në rajonin e Gjirit Persik.

Advertisements