Breaking News

Rusia në reagim ndaj veprimeve anti-iraniane të Amerikës

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, për shkak se takimi i Varshavës është i njëanshëm dhe kundër Iranit, atë e ka cilësuar jo konstruktiv.

Vasili Nebenzia, përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se takimi i Varshavës është jo konstruktiv pasi ai përqendrohet vetëm tek Irani dhe nuk analizon çështje të tjera të rëndësishme në rajonin e Lindjes së Mesme. Vlen të theksohet se Moska ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në takimin anti-iranian të projektuar nga Amerika dhe që do të mbahet në Varshavë të Polonisë. Këtë takim e ka refuzuar edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini. Shefja e diplomacisë evropiane, gjatë punimeve të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE në Bruksel, deklaroi se në vend të pjesëmarrjes në konferencën e Varshavës të Polonisë, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Afrikan në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë.  Pavarësisht se Amerika ka njoftuar për pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të dhjetëra vendeve në konferencën e Varshavës, shumë vend gjatë ditëve të kaluara kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë.

Advertisements