Breaking News

Protesta të dhunshme në Greqi kundër marrëveshjes me Maqedoninë

Mijëra qytetarë “pushtuan” rrugët e Athinës, në një protestë kundër marrëveshjes së Prespës, për çështjen e emrit.

Protesta u shoqërua me incidente të shumta, ku rreth orës 14:20 minuta, protestuesit derdhën bojë mbi punonjësit e policisë, ndërsa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët. Sipas shifrave zyrtare të policisë, pjesëmarrja në protestën kundër marrëveshjes së Prespës ishte rreth 60 mijë, një numër ky më i vogël sesa pretendohej.Policia tha gjithashtu se një total prej 326 autobusësh erdhën në Athinë nga pjesë të tjera të Greqisë, larg nga pretendimet e organizatorëve të cilët thanë se morën pjesë 3,000 autobusë. Policia tha se 10 nga radhët e tyre mbetën të plagosur nga përleshja me protestuesit. Marrëveshja e Prespës është depozituar në Parlamentin vendas dhe nga e hëna do të nisin diskutimet. Ende nuk dihet nëse ajo do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras. Nga ana tjetër, opozita është kundër saj duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Advertisements