Breaking News

Pompeo kërkon lirimin e spiunëve amerikanë në Iran

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në një mesazh të tij në Twitter me një gjuhë arrogante ka kërkuar lirimin e spiunëve amerikanë të arrestuar në Iran.

Pompeo ashtu si në të kaluarën ka përsëritur pretendimet dhe akuzat e tij boshe kundër Iranit dhe ka deklaruar se Irani duhet t’i japë fund peng marrjes. Edhe më herët sekretari amerikan i shtetit dhe autoritetet e tjera në Amerikë kanë kërkuar lirimin e spiunëve amerikanë të arrestuar në Iran. Ajetollah Sadik Amoli Larixhani kryetar i sistemit juridik të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të autoriteteve të shtëpisë të cilët e kanë quajtur të domosdoshëm lirimin e spiunëve amerikanë të arrestuar në Iran, ka thënë se amerikanët me arrogancën e tyre duan të nënshtrojnë vendet e tjera mes tyre Iranin. Disa shtetas amerikanë janë arrestuar në Iran dhe janë dënuar me burg për spiunazh.

Advertisements