Breaking News

Kanali i veçantë financiar i Evropës me Iranin do të jetë në Francë

Kanali financiar evropian me Iranin pritet të regjistrohet në dy apo tre javët e ardhshme, ka thënë korrespondenti i Wall Street Journal.

Gazetari i Wall Street Lawrence Norman shkroi në Twitter se kanali do të regjistrohet në Francë, një banker i lartë gjerman do të jetë përgjegjës për të, dhe Britania pritet të bashkohet si aksionar. Ditë më parë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se pala evropiane deri tani nuk ka dhënë detaje mbi datën e vënies në funksion të mekanizmit të veçantë të transaksioneve monetare me Iranin të njohur me emrin SPV. Behram Kasemi lidhur me hipotezat e mediave mbi vënien në funksion të mekanizmit SPV deri në fund të janarit ka thënë; Pala evropiane vazhdon vonesat e saj në përfundimin e mekanizmit SPV.

Advertisements