Breaking News

Sateliti i nisur nga Irani, nuk vendoset në orbitë

Ministri i telekomunikacionit dhe teknologjisë informative të Iranit në një mesazh të publikuar në Tvitter, ka njoftuar se programi për vendosjen e satelitit të prodhuar nga Irani në orbitën e tokës, nuk ka arritur të plotësohet.

Muhamed Xhavad Xhehromi, ministri i telekomunikacionit të Iranit, të martën ka deklaruar se programi për ndërtimin dhe dërgimin e satelitëve në orbitë, do të vazhdojë në Iran me të gjithë intensitetin e duhur.

Sateliti iranian që pritej të vendosej në orbitë kishte për qëllim kryerjen e disa operacioneve për vëzhgimin e fenomeneve dhe kushteve të ndryshme mbi hapësirën ajrore dhe territoriale të Iranit.

Advertisements