Breaking News

Muxhtahed, njofton planin e Bin Selman për të lejuar shitjen e pijeve alkoolike

Zbuluesi i skandaleve në Arabinë Saudite në një njoftim të tij ka bërë të ditur planin e princit të Arabisë Saudite, Bin Selman për të lejuar shitjen e pijeve alkoolike në Arabinë Saudite.

Muxhtahed ka thënë se princi i kurorës në Arabinë Saudite ka në plan të lejojë shitjen e pijeve alkoolike. Sipas këtij plani në fillim shitja e pijeve alkoolike do të lejohet në hotelet luksoze dhe më pas nëpër restorante. Në  fazën tjetër që ka për qëllim ndryshimin e Arabisë Saudite në kulturën perëndimore, pritet të lejohet ndërtimi i klubeve të natës, kazinove dhe qendrave të bixhozit. Sipas zbuluesit Muxhtahed, për momentin në formë jo zyrtare bëhet shitja e pijeve alkoolike në Arabinë Saudite mirëpo princi saudit pritet t’i japë formë zyrtare kësaj çështjeje.

Advertisements